Rey Manaj, mesazh Kosovës para ndeshjes me Turqinë

Nga A2 CNN
31 Mars 2026, 20:19 | Futboll

Rey Manaj, mesazh Kosovës para ndeshjes me Turqinë

Sulmuesi Rey Manaj, përmes Instagramit, i ka dërguar një mesazh përfaqësueses së Kosovës në prag të finales së "play off"-it me Turqinë për një vend në Botëror, ndeshje që do të mbahet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Hajde zemra e Shqipërisë. Ec kampion i vogël, bëje për ne”, ka shkruar Manaj në një video, ndërsa në qendër janë dy djem krah për krah me njëri-tjetrin, me simbolet respektive.

Rey Manaj ka shënuar golin e fitores kundër Serbisë në Leskovc, në 11 tetor të vitit 2025, në ndeshjen që i dha Shqipërisë biletën për "play off"-in e Botërorit.

Rey Manaj, mesazh Kosovës para ndeshjes me Turqinë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos