“Atë që bën sporti s’e bëjnë 100 ambasadorë”, trajneri: Kosova mposhti Sllovakinë që s’e njihte

Nga A2 CNN
31 Mars 2026, 21:34 | Futboll

“Atë që bën sporti, futbolli nuk e bëjnë 100 ambasadorë”. Kështu u shpreh trajneri Nikolin Çoçlli në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, teksa komentonte ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë, disa ditë më parë, ku ekipi dardan fitoi 4-3 kundrejt ekipit kundërshtar, shteti i të cilit nuk e ka njohur Kosovën si shtet. Në Off the Record ai tha se e pranoi Kosovën me futboll.

“Ishte shumë domethënëse ndeshja me Sllovakinë. Sllovakia nuk e ka pranuar Kosovën si shtet dhe e pranoj e pranoj ta pranoj e pranoj me futboll”, tha ai në Of the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ndërsa shprehu skepticizmin për ndeshjen e sotme ndaj Turqisë.

“Shiko s'dua të jem supersticioz në këto drejtime, por gjithsesi dëshira është shumë e madhe dhe për mua që Kosova të shkojë dhe nuk e diskutoj. Por skepticizmi më bën që të vlerësoj dhe skuadrën se po nuk e vlerësove skuadrën, nuk mund të arrish dot ta fitosh ndeshjen. Të gjithë kanë dëshirë për të fituar, të gjithë duan ta fitojnë, por futbolli ka limite. Ka disa gjëra që janë me limite dhe ti jo zemër të vesh, po çfarë të duash të vesh”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos