Gazetarja Mirela Haxhiaj, e ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, tha se shpreson që Sylvinho do të largohet pas miqësores me Ukrainën.
“Uroj me shpirt të jetë ndeshja e fundit për Sylvinhon”, tha gazetarja.
Haxhiaj kritikoi edhe formacionin fillestar të Sylvinhos, duke thënë se vetëm Bujar Pllanës i ka dhënë mundësinë në këtë miqësore ndaj Ukrainës.
“As Mehmetit, as Pilos nuk ia ka dhënë mundësinë sot që të tregojnë veten”, theksoi Mirela Haxhiaj.
(A2 Televizion)