“Kombëtarja kuq e zi na la në baltë”, tifozi shqiptar nga Prishtina: Kemi besim te gjysma tjetër

Nga A2 CNN
31 Mars 2026, 20:51 | Futboll

“Kombëtarja kuq e zi na la në baltë”, tifozi shqiptar

Në një lidhje me emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, një tifoz që kishte shkuar në Prishtinë nga Tirana deklaroi se pasi kuqezinjtë “na lanë në baltë, shpresojmë te gjysma tjetër” për të shkuar në Botëror.

“Vij nga Tirana, shpresojmë për fitore dhe ta djegim vendin. Të themi “shyqyr që kemi hyrë edhe ne në një Botëror” se ata tanët na lanë në baltë”, tha një tifoz.

“Ishallah nuk na le gjysma tjetër”, shtoi tifozi.

Kur u pyet nga gazetari Ideal Gola për rezultatin e ndeshjes Kosovë-Turqi, tifozi u përgjigj: “Me cilësinë që ka Kosova, mendoj se 2-1 ose 2-0. Do shënojë Asllani dhe shpresojmë për fitore”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos