
Rrjeti i njohur amerikan ESPN ka parashikuar ndeshjen finale të ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026 mes Kosovës dhe Turqisë.
ESPN e sheh Kosovën si fituese të kësaj përballjeje vendimtare. Sipas këtij mediumi prestigjioz, “Dardanët” kanë potencialin për të befasuar Turqinë, pavarësisht faktit që turqit konsiderohen favoritë në letër.
Në analizën e publikuar, ESPN vlerëson lart skuadrën e drejtuar nga Franco Foda, duke theksuar energjinë dhe guximin e lojtarëve kosovarë, shkruan A2.
“Ekipi i Franco Fodas është i ri, i guximshëm dhe plot ritëm e energji. Lojtarët e Kosovës kanë aftësi të shokojnë një ekip turk të mbushur me talente të nivelit të lartë, përfshirë Arda Gulerin, Hakan Çalhanoglun dhe Kenan Yildizin”.
“Turqia ka fituar dy ndeshjet e mëparshme dhe do të jetë favorite, por stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i shkëlqyeshëm të martën, dhe një atmosferë pasiononte mund të jetë në favor të Kosovës. Fitues: Kosova”, lexohet në artikullin e ESPN.
Një fitore ndaj Turqisë do t’i siguronte kualifikimin në Kupën e Botës 2026, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për futbollin kosovar. (A2 Televizion)