
Napoli u kthye në krye të Serisë A falë Rasmus Hojlund, i cili me dy golat e tij i dha kampionëve në fuqi të Italisë një fitore 2-1 ndaj Juventusit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në një ndeshje ku Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova ishin përballë njëri-tjetrit për pak minuta.
Kapiteni i Kosovës ishte titullar te Napoli, ndërsa Zhegrova u aktivizua në 8 minutat e fundit për Juven, shkruan A2.
Golin e vetëm për Juventusin e shënoi turku Yildiz në minutën e 59.
Kjo ishte fitorja e 10 në 14 javë për Napolin, ndërsa humbja e tretë në total për Juventusin në këtë edicion të Serisë A. (A2 Televizion)