
Derbi i kryeqytetit u fitua nga Partizani për herë të parë që nga viti 2024.
Të kuqtë mposhtën pastër 2-0 bardheblutë, duke i fundosur në vendin e fundit të renditjes, shkruan A2.
Golin e parë për “Demat” e shënoi Human që në minutën e 7 të takimit, duke përfituar nga “përgjumja” e mbrojtjes së Tiranës.
Ndërkohë, për golin e dytë mendoi Skuka, me dibranin që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 66.
(A2 Televizion)