Pjesëmarrja në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube nuk është vetëm çështje prestigji, por edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash për klubet nga e gjithë bota.
Inter, skuadra ku luan edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare Kristjan Asllani, ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave dhe kalimi i grupit i ka sjellë rreth 33 milionë euro në arka, shkruan A2.
Kjo shumë e konsiderueshme vjen nga disa pjesë, si: bonusi i pjesëmarrjes në turne, shpërblimet për rezultatet e arritura në fushë dhe një tjetër pagesë për avancimin në fazën finale të kompeticionit.
Inter barazoi 1-1 me Monterrey dhe mposhti 2-1 Urawa Reds dhe 2-0 River Plate për të kaluar grupin E si vendi i parë.
(A2 Televizion)