Pas përfundimit të fazës së grupeve, tashmë janë mësuar 16 ekipet që kalojnë në fazën e 1/8 në Botërorin e Klubeve. Përballje interesante dhe që garantojnë emocione të forta.
Vëmendje të veçantë merr supersfida Real Madrid-Juventus, ndeshja e programuar në datën 1 Korrik, në Majemi, shkruan A2.
Pas goleadës së pësuar nga Manchester City, bardhezinjtë duhet të ringrihen dhe të bindin tifozët me lojën e tyre edhe pse përballë gjigandëve spanjoll detyra është shumë e vështirë.
Faza e 1/8-ve do të hapet me derbin brazilian Palmeiras-Botafogo, i ndjekur nga Benfica-Chelsea të shtunën në mbrëmje.
Në anën tjetër, Inter përballet me Fluminense të hënën në mbrëmje, ndërsa Messi do të takohet përsëri me PSG, por këtë herë veshur do të mbajë fanellën e Inter Miami. Dy ekipet gjermane do të përballen me dy ekipe të Amerikës së Jugut: Flamengo për Bayern Munich dhe Monterrey për Borussia Dortmund.
Detyrë të vështirë ka dhe Manchester City që luan me Al Hilalin e Simone Inzaghit.
Derbi italian Juve-Inter në tokën amerikane do të jetë i mundur vetëm në finale. Në raundin e të gjashtëmbëdhjetave, zikaltërit do të përballen me Fluminense, ndërsa bardhezinjtë do të takohen me Real Madridin. Nëse ata kalojnë në çerekfinale, Interi mund të përballet me Manchester Cityn ose Al Hilal të Inzaghit, ndërsa Juventusi mund të përballet me fituesin e ndeshjes Borussia Dortmund-Monterrey.
Fituesja e Champions League, Paris Saint Germain, mbetet favoritja kryesore për të fituar Botërorin e Klubeve ndërsa ndiqet nga Real Madrid, Manchester City dhe Bayern Munchen. (A2 Televizion)