Carlos Garcia Badias është trajneri i ri i Flamurtarit. Spanjolli është zgjedhja e drejtuesve të klubit vlonjat për sezonin e ri, ku do të luajë në Kategorinë Superiore, shkruan A2 CNN.
Carlos García Badías, ka luajtur futoll profesionist dhe është trajner me licencë UEFA PRO. Para se të pranonte ofertën e Flamurtarit, ai ishte zv.trajner kryesor te klubi amerikan Chicago Fire FC dhe profesor në FSI Training. Karriera e tij e gjerë përfshin role me ekipe elitare futbolli në Evropë, Azi dhe Amerikë, si Udinese Calcio, Maccabi Tel Aviv FC dhe Federata Ekuadoriane e Futbollit.
Karriera Profesionale
Carlos e nisi karrierën si futbollist te RCD Espanyol de Barcelona, duke kaluar në ekipin e parë në vitin 2003. Më pas luajti për UD Almería, ku ndihmoi ekipin të ngjitej në La Liga në vitin 2007, si dhe për Real Betis Balompié dhe Maccabi Tel Aviv FC, ku fitoi disa tituj kombëtarë në Izrael. Ai e përfundoi karrierën e tij si lojtar te Alanyaspor në Turqi, duke u tërhequr nga futbolli në vitin 2017.
Pas kalimit në trajnim në vitin 2018, Carlos mbajti pozicione si bashkëpunëtor teknik te Udinese Calcio, ndihmës trajner te Shenzhen Football Club në Kinë dhe trajner i parë i Beitar Tel Aviv Bat Yam FC në Izrael. Në vitin 2024, ai iu bashkua ekipit të Chicago Fire FC si Ndihmës Trajner Kryesor, duke kontribuar në zhvillimin strategjik dhe teknik të skuadrës. Në arenën ndërkombëtare, Carlos ka përfaqësuar Spanjën në kategoritë e të rinjve, duke fituar medalje ari në Lojërat Mesdhetare XV në vitin 2005, dhe gjithashtu ka luajtur për kombëtaren e Katalonjës në ndeshje miqësore. (A2 Televizion)