Shqipëria mbylli përgatitjet në Tiranë teksa zhvilloi dhe seancën e fundit stërvitore në Shtëpine e Futbollit përpara ndeshjes me Republikën Çeke të premten në mbrëmje.
Skuadra nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, e cila zgjati pak më shumë se 1 orë. Në minutat e para ekipi u fokusua te përgatitja atletike, ndërsa më pas fokusi ishte te loja me top dhe provat me skema të ndryshme të lojës, duke provuar edhe goditjet standarte në portë.
Lajmi i mirë është se i gjithë grupi është në formë të mirë fizike dhe të gjithë lojtarët e ftuar do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Çekisë.
Sipas programit, pas stërvitjes, skuadra u nis menjëherë në Pragë aty ku do të luhet dhe ndeshje ndërsa edhe mbështetja nga tifozët kuqezi pritet të jetë e madhe.
Përfaqësuesja shqiptare përballet me cekët të premten e 11 tetorit, në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena”, ndeshja e tretë kjo e vlefshme për grupin në Ligën e Kombeve. (A2 Televizion)