Merkato nuk fle kurrë. Ky është ligji i pashkruar i futbollit, që sheh emrat e lojtarëve të lakohen për kalime surprizë edhe nëse janë duke kaluar një formë fantastike me klubet e tyre aktuale.
I tillë është një pretendim i medias sportive Boots, që raporton se Bayern Munich është duke menduar që të transferojë në Allianz Arena, yllin e mesfushës së Interit, Hakan Çalhanoğlu.
Ylli i kombëtares turke është në radarët e gjigantit gjerman që synon të përforcojë repartin e mesfushës për ta bërë më kualitativ.
30-vjeçari turk do të ofronte më tepër siguri si në repartin difensiv dhe në kreativitet për Bayern, teksa tashmë ka edhe eksperiencën si kampion italie dhe finalisti të Champions League mbi supe.
Zikaltërit do të ishin të hapur për një ofertë që do të niste nga 50 milionë euro për Çalhanoğlu dhe negociatat zyrtare mes klubeve pritet të nisin në merkaton e janarit.
Hakan, i cili ka kontratë me Interin deri në vitin 2027, ka shënuar dy gola në 8 ndeshje të luajtura këtë sezon. (A2 Televizion)