Ngjarje e rëndë, gjendet i pajetë në banesën e tij futbollisti i Panathinaikosit

Nga A2 CNN
10 Tetor 2024, 08:16 | Futboll

Ngjarje e rëndë, gjendet i pajetë në banesën e tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin grek. Mbrojtësi George Baldock është gjetur i vdekur në banesën e tij në Athinës, mbrëmjen e së mërkurës. 

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së futbollistit të Panathinaikos, shkruan A2 CNN.

Baldock iu bashkua skuadrës greke Panathinaikos këtë sezon, duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare. Më parë ka luajtur në Angli me Sheffield United, ekip me të cilin zhvilloi 205 ndeshje.

Edhe pse kishte lindur në Angli, George Baldock ka luajtur 12 ndeshje, pasi një nga gjyshërit e tij ishte grek.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos