Leçe shkatërroi 3-0 Sassuolon në Mapei Stadium ndërsa Nedim Bajrami ishte i vetmi shqiptar që e nisi titullar.
Fantazisti zhvilloi një ndeshje të mirë pavarësisht humbjes në fund. Leçe me dy gola të shpejt hipotekoi tre pikët e sfidës. Gendrei dhe pas tij Dorgu dyfishuan rezultatin në 15 minuta lojë.
Edhe në pjesën e dytë, Leçe nuk u kursye dhe shënoi të tretin me autor Piccoli që vulosi fitoren. Me Bajramin si shqiptarin e vetëm në fushë, tekniku i Sassuolo nuk e preferoi Kumbullën.
Ndërkohë te Leçe mungoi Ylber Ramadani për shkak të lëndimit, ndërsa Medon Berisha u aktivizua në fushë në minutën e 75. Pas këtij suksesi, Leçe me 35 ngjitet në vendin e 13-të dhe thuajse ka siguruar mbijetesën, ndërkohë Sassuolo mbetet në zonën e rrezikut me 26 pikë në vendin e 19-të. (A2 Televizion)