Shqipëria ka njohur kundërshtarët e saj në fazën finale të “Euro 2024”, ku ka përfunduar në një "grup ferri".
Kuqezinjtë, në shortin e hedhur në Hamburg të Gjermanisë, ranë në Grupin B, ku do të përballen me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Ndeshja e parë e Kombëtares do të jetë kundër Italisë në 15 qershor (Dortmund), me Kroacinë në 19 qershor (Hamburg) dhe me Spanjën do të luhet në 24 qershor (Dyseldorf).
Nëse Shqipëria arrin të kalojë grupin, do të luajë 1/8 e finaleve në 29 qershor nëse del e dyta në grup, në 30 qershor nëse kalon e para grupin dhe në 1 ose 2 korrik nëse e kalon grupin si një nga ekipet e treta më të mira. Çerekfinalet do të luhen në 5 dhe 6 korrik, gjysmëfinalet në 9 dhe 10 korrik, ndërsa finalja në Berlin, në 14 korrik.
Ja rezultatet e shortit:
(A2 Televizion)