Sam Barrott do të jetë arbitri kryesor në ndeshjen e së shtunës, Shqipëri-Bjellorusi.
UEFA ka caktuar anglezin si arbitër kryesor në “Arenën Kombëtare”, ku për herë të parë do të gjykojë një ndeshje të përfaqësueses shqiptare.
34-vjeçari do të ndihmohet nga Adam Nunn dhe Wade Smith, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Farai Hellen.
Anglezi Sam Barrott gjykon në Premier League dhe këtë sezon ka drejtuar tri ndeshje në elitën e futbollit anglez, ndërsa mban stemën e FIFA-s që prej vitit 2025. (A2 Televizion)