Nga humbja 3-0 te fitorja 4-0, Kosova rikthehet fuqishëm

Nga A2 CNN
9 Shtator 2024, 20:05 | Futboll

Nga humbja 3-0 te fitorja 4-0, Kosova rikthehet fuqishëm

Kosova është rikthyer te fitorja, madje këtë e ka bërë me një rezultat të thellë 0-4 në transfertë ndaj Qipros. Vetëm 3 ditë më parë, dardanët humbën në “Fadil Vokrri” 0-3 ndaj Rumanis, duke u përballur me një lum kritikash, por duket se ajo ndeshje është hedhur pas krahëve. Në Qipro, përfaqësuesja e drejtuar nga Foda ka reaguar, duke u kthyer në një ekip të frikshëm.

Murriqi ishte i pari që shënoi, duke e bërë këtë nga pika e penalltisë, ndërsa në minutën e 20 sulmuesi shënoi edhe golin e dytë, këtë herë me kokë, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, dy golat e tjerë u shënuan me të nisur pjesa e dytë me anë të Rrahmanit dhe Rashicës.

Kjo fitore bën që Kosova të ngjitet në vendin e dytë në grup me pikë të barabarta me Qipron e Rumaninë, e cila do të luajë sonte ndaj Lituanisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos