FIFA publikoi këtë të enjte renditjen e përgjithshme për kombëtaret për muajin që lamë pas. Barazimi me Serbinë dhe Letoninë në ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, duket se ka lënë shenjë të kuqezinjtë që kanë zbritur dy pozicione dhe nga vendi i 66-të , tani e shohin veten të 68-të në botë.
Kështu pas gati dy vitesh, në stolin e Shqipërisë, Sylvinho e kthen përfaqësuesen shqiptare aty ku e mori nga Edy Reja dhe në pozitën ku e gjeti, shkruan A2 CNN.
Nga ana tjetër, Kosova është ngjitur me dy vende dhe pozicionohet e 95-ta ndërsa Kreu vijon të mbahet nga Argjentina, ndjekur nga Spanja, Franca dhe Anglia. (A2 Televizion)