Bëhet zyrtare, Muriqi vendos të ardhmen deri në vitin 2029

Nga Dea Kozma
9 Korrik 2025, 14:54 | Futboll

Bëhet zyrtare, Muriqi vendos të ardhmen deri në vitin 2029

Vedat Muriqi do të vijojë të jetë pjesë e Majorkës deri në vitin 2029. Kontrata aktuale e futbollistit dardan, përfundonte në vitin 2027, por Muriqi dhe klubi spanjoll kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta rinovuar edhe për dy vite të tjera shtesë.

Lajmi është bërë publik me anë të një videomesazhi që klubi postoi në faqen zyrtare, shkruan A2 CNN.

Sulmuesi i Kosovës është pjesë e Majorkes që prej vitit 2022 dhe në tre sezone e gjysmë, ai është aktivizuat në 118 ndeshje, duke shënuar 35 gola dhe dhuruar 11 asiste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos