Dosja Partizani, avokatja e Berishës në seancë: SPAK nuk ka asnjë fakt dhe nuk ka sjellë asnjë provë

Nga Armand Bajrami
22 Dhjetor 2025, 12:10 | Kronikë

Dosja Partizani, avokatja e Berishës në seancë: SPAK nuk ka

Në seancën e së hënës të dosjes "Partizani", avokatët e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Klodiana Gjyzari dhe Genc Gjokutaj, pretenduan se nuk ekzistojnë faktet penale që e ngarkojnë atë me akuzën e "korrupsionit pasiv".

“SPAK si në aktet e formulimit të akuzës nuk ka parashtruar fakte të qarta, çfarë ka bërë Berisha, cila është pasoja, nuk ka sjellë asnjë provë dhe veprim konkret se çfarë ka bërë Sali Berisha. Gjatë këtij procesi do provojmë se ndjekja penale është kryer për qëllime politike duke cënuar pluralizmin në Shqipëri", tha Gjyzari, përcjell A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos