
Pas suksesit të Egnatias në Champions League, vëmendja sot kthehet te dy ekipet shqiptare që luajnë në turin e parë eliminator të Conference League, Partizani dhe Vllaznia do të bëjnë maksimumin për të marrë një fitore që në ndeshjen e parë edhe pse detyra është e vështirë.
Ekipi i kuq nis rrugëtimin në Estoni ku do të përballet me modestët e Kalju. Një ekip që aktualisht është në vendin e katërt në kampionatin estonez.
Partizani është më i favorit megjithatë kundërshtari prej javësh ka nisur sezonin dhe kjo e bën dhe më të vështirë detyrën. Takimi Kalju-Partizani do të luhet sot duke nisur prej orës 18:45.
Në anën tjetër Vllaznia do të presë në Elbasan Arena letonezëve të Daugavpils. Kuqeblutë zhvilluan seancën e fundit stërvitore me dyer të mbyllura, kjo për të shmangur presionin e tifozëve.
Për teknikun Edi Martini, nuk ka justifikime. Shkodranët do të bëjnë çmos për një rezultat pozitiv.
Dueli Vllaznia-Daugavpils do të luhet në Elbasan duke nisur prej orës 20:00 (A2 Televizion)