Kthesë e madhe tek Interi, Çalhanoglu nuk ikën për 10 milionë euro

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 10:31 | Futboll

Kthesë e madhe tek Interi, Çalhanoglu nuk ikën për 10

Hakan Çalhanoglu nuk do të kalojë te Galatasaray, ndonëse prej javësh qarkullonin zëra në merkato për një rikthim të mundshëm në Turqi.

Mesfushori turk i Interit, të paktën për momentin, nuk do të largohet nga Milano. Klubi turk ka ofruar vetëm 10 milionë euro, një shumë që drejtuesit zikaltër e konsiderojnë krejtësisht të pamjaftueshme, shkruan A2 CNN.

Sipas Gazzetta dello Sport, skuadra nënkampione e Europës, përveçse do të mbajë Çalhanoglun, tashmë do të fokusohet fort për të siguruar shërbimet e Leoni-t nga Parma, mbrojtësi i ri që ndiqet nga shumë klube të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos