Shqipëria e ka nisur vitin me një humbje 3-0 përballë Kilit, në një ndeshje miqësore të luajtur në Parma.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho u shfaqën larg formës së tyre më të mirë, duke bërë shumë gabime.
Ndërkohë, dy sulmuesit e kthyer në Kombëtare, Rey Manaj dhe Armando Broja, i aktivizuar në pjesën e dytë, nuk arritën të krijonin raste shënimi.
Edhe debutuesi Arbër Hoxha nuk arriti të lërë gjurmë në këtë takim, ndonëse luajti pak më shumë se 20 minuta.
Ndeshja e radhës e Kombëtares do të jetë pas tri ditëve, në Stokholm përballë Suedisë.
(A2 Televizion)