Shqipëria U21 nuk arriti dot më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen ndaj Finlandës, e vlefshme për raundin e gjashtë të kualifikueseve për Europianin e kësaj grupmoshe.
Kuqezinjtë diktuan ritmin, por në fund nuk ia dolën të merrnin pikët e plota.
“Shpresat” patën raste për të gjetur rrugën e rrjetës me Berishën, Shpendin dhe Pajazitin, por pa mundur të zhbllokojnë rezultatin.
Pas këtij barazimi, Shqipëria U21 renditet në vendin e tretë të Grupit E me 10 pikë, po aq sa Rumania, ndërsa Zvicra e vendit të parë kryeson me 11 pikë. (A2 Televizion)