Një penallti e fituar nga Taulant Seferi dhe e kthyer në gol nga sulmuesi Sokol Cikalleshi, bën që Shqipëria të marrë avantazhin në ndeshjen përballë Moldavisë, që po luhet në Kishinau.
Ish-sulmuesi i Tiranës u rrëzua në zonë në minutën e 25-të dhe Cikalleshi me një ekzekutim perfekt nga pika e bardhë dërgoi topin në rrjetë për golin e parë të kuqezinjve. (A2 Televizion)