Zyrtare, Flamurtari dhe trajneri italian ndajnë rrugët

Nga Edi Ruçi
9 Mars 2026, 14:31 | Futboll

Zyrtare, Flamurtari dhe trajneri italian ndajnë rrugët

Francesco Moriero edhe zyrtarisht largohet nga Flamurtari. Gjithçka është komfirmuar edhe nga vetë klubi vlonjat, përmes një postimi në faqen e vet zyrtare.

“Klubi i Futbollit Flamurtari njofton se bashkëpunimi me trajnerin Francesco Moriero ka përfunduar me mirëkuptim të plotë mes palëve. Klubi dëshiron të falënderojë trajnerin Moriero për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës. Kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm për ekipin dhe për zhvillimin e klubit”, lexohet në njoftim, shkruan A2.

Në fakt, traineri italian mungonte prej tre javësh, ndërsa gjithçka lidhej me faktin se ishte i sëmurë, ndërkohë që këtë të hënë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar për largimin e tij nga Flamurtari dhe ndërprerjen e bashkëpunimit mes palëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos