
Milan fitoi edhe derbin e dytë ndaj Interit, sërish me rezultatin 1-0.
Fitorja e fundit e Interit në derbi daton në prill 2024 dhe seria negative e zikaltërve zgjat tashmë prej shtatë ndeshjesh, pothuajse dy vite pa fitore.
Kuqezinjtë e Allegrit iu falën golit të Estupinian në minutën e 35-të.
Në fundin e sfidës Interi pretendoi edhe një 11-metërsh për një top të prekur me dorë nga Ricci.
Me këtë fitore, Milan shkurton diferencën në 7 pikë nga Interi, ndërkohë që Roma e vendit të pestë ndodhet 9 pikë larg kuqezinjve. (A2 Televizion)