Situata e çuditshme, Dortmund do të fitojë më shumë para nëse humb finalen e Champions

Nga A2 CNN
10 Maj 2024, 10:27 | Futboll

Situata e çuditshme, Dortmund do të fitojë më shumë

“Bild” ka zbuluar paradoksin me të cilin do të përballet Borussia Dortmund në prag të finales së madhe të Champions League, që do ta luajë kundër Real Madrid: klubi gjerman do të fitojë më shumë të ardhura nëse do ta humbasë finalen e Wembley.

Mund të duket e çuditshme, por arsyeja është Jude Bellingham. Nëse Real Madrid shpallet kampion Europe më 1 qershor, Borussia do të marrë 25 milionë euro bonus, sipas marrëveshjes që ka bërë me Realin kur shiti mesfushorin anglez te klubi spanjoll. Nëse i shtojmë këtyre edhe 15 milionë eurot që UEFA i jep vendit të dytë, totali shkon në 35 milionë euro.

Situata e çuditshme, Dortmund do të fitojë më shumë

Nga ana tjetër, nëse Borussia Dortmund fiton ndaj Real Madrid, do të merrte vetëm 20 milionë eurot që i jep UEFA kampionit të Champions League, pa bonusin e Realit.

Kështu që, Borussia do të merrte më shumë të ardhura nëse e humb finalen e madhe.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos