Edhe pse në letër rivalët janë të frikshëm, apo të flasësh në këto momente për kualifikim nga faza e grupeve duket utopi, Shqipëria e ka të qartë rrugëtimin në Euro 2024.
Bazuar në skemën e përcaktuar nga UEFA, fituesja e Grupit B do të luante në 1/8 me skuadrat e treta nga Grupet A, D, E dhe F. Ndeshja është më 30 qershor në Këln.
Ekipi i vendit të dytë në grup do të ndeshet më 29 qershor në Berlin, ndaj skuadrës së dytë në Grupin A. Nëse Kombëtarja arrin të kualifikohet mes 4 ekipeve më të mira të vendeve të treta, do të ndeshej me fituesen e Grupit F ose fituesen e Grupit E, në datën 1 ose 2 korrik.
Çerekfinalet e Euro 2024 luhen në datat 5 dhe 6 korrik. Më 9 dhe 10 korrik janë parashikuar gjysmëfinalet, ndërsa finalja e madhe, ku dorëzohet edhe trofeu kontinental, zhvillohet në Berlin, më 14 korrik. (A2 Televizion)