Çuni shpërdoron, Milan merr fitoren e dytë radhazi në kampionat

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2023, 22:55 | Futboll

Çuni shpërdoron, Milan merr fitoren e dytë radhazi në

Milan arriti fitoren e dytë radhazi në Serinë A, teksa mposhti 3-1 Frosinonen në San Siro, në një ndeshje ku Marvin Çuni e nisi si titullar për miqtë.

Në minutën e 42, sulmuesi shqiptar pati rast të pastër për të ndëshkuar Milanin. Pasi i “vodhi” topin Tomorit, u shfaq i vetëm përballë Maignan, por nuk ia doli të mposhtë gardianin francez me parable.

Në aksionin pasardhës, Milani gjeti golin me anë të Luka Jovic dhe pjesa e parë u mbyll 1-0.

Në fraksionin e dytë, Pulisic dhe Tomori realizuan respektivisht në minutat 50 dhe 73, për t’i dhënë 3 pikët “Djallit”. Frosinone vetëm sa shkurtoi diferencat me Brescianini në minutën e 82.

Milan ngjitet në kuotën e 29 pikëve, në vendin e tretë, duke ruajtur hapin e Juves dhe Interit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos