Skënderbeu e Bylis marrin fitore shprese, Dinamo djeg Teutën në fund

Nga A2 CNN
6 Prill 2025, 22:41 | Futboll

Skënderbeu e Bylis marrin fitore shprese, Dinamo djeg Teutën në

Skënderbeu dhe Bylis kanë marrë pikë të arta këtë javë në Superiore në garën e tyre për mbijetesë. Bylisi mundi Vllazninë 1-0, në një takim të cilin shkodranët e luajtën për rreth 70 minuta me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Bajramit.

Skënderbeu i dha një goditje të rëndë Laçit, duke fituar 1-2 në transfertë, në një ndeshje të drejtpërdrejtë për mbijetesë. Ndërkohë, Dinamo nuk e lejoi Teutën të merrte pikët e plota, pasi barazoi rezultatin në pjesën e dytë me anë të Zabërgjës.

Nesër Tirana do të luajë mundësinë e saj për mbijetesë, ndërsa Partizani për të mbajtur vendin e katërt në renditje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos