“Socca World Cup 2024'', kombëtarja e minifutbollit eliminohet nga Omani në çerekfinale

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2024, 16:36 | Futboll

“Socca World Cup 2024'', kombëtarja e minifutbollit

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit mbylli rrugëtimin në Kampionatin Botëror “Socca World Cup 2024'' duke u eliminuar në çerekfinale nga Omani. Kuqezinjtë u mundën me rezultatin 2-1 ne një ndeshje të bukur dhe me shumë emocione.

Takimi nisi mirë djemtë e Irtan Sejkos që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 10-të me Mariglen Ademin.

Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e Shqipërisë ndërsa në të dytën Omani befasoi me dy gola dhe mbylli ëndrrën kuqezi në kampionatin botëror.

Pavarësisht kësaj, kjo kombëtare ka hyrë në histori, pasi për herë të parë u kualifikua mes tetë kombëtareve më të mira të botës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos