
Tensione dhe dhunë në ndeshjen Oriku-Kukësi, në Kategorinë e Parë.
Klubi verilindor denoncoi një incident fizik në pushimin mes pjesëve, duke pretenduar se futbollistë dhe pjesëtarë të stafit të tij janë sulmuar nga lojtarë të ekipit vendas.
Sipas Kukësit, disa persona kanë mbetur të dëmtuar, ndërsa skuadra ka refuzuar të rikthehet në fushë për të vijuar takimin, shkruan A2.
Klubi pretendon se zyrtarët e ndeshjes kanë këmbëngulur për rifillimin e lojës, duke paralajmëruar masa disiplinore.
Ndërkohë, futbollistët e dëmtuar kanë depozituar kallëzim në Policinë e Orikumit. Kukësi kërkon hetim të plotë dhe ndëshkimin e përgjegjësve. (A2 Televizion)