
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se vendi i tij është "i përgatitur për çdo skenar" në lidhje me luftën në Iran dhe Liban.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Netanyahu thotë se Izraeli është "në prag të eliminimit" të një "fortese të madhe të Hezbollahut" në Bint Jbeil, në jug të Libanit.
Kryeministri konfirmon se u ka kërkuar Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) që gjithashtu "të vazhdojnë të sigurojnë zonën e sigurisë" dhe ta "zgjerojnë atë në lindje".
Netanyahu gjithashtu thotë se qëllimet e Izraelit në luftë mbeten të përafërta me ato të Shteteve të Bashkuara.
"Është ende shumë herët për të thënë se si do të përfundojë apo edhe si do të përparojë. Në mundësinë që luftimet të rifillojnë, ne jemi të përgatitur për çdo skenar", thotë Netanyahu. (A2 Televizion)