Kostoja e luftës në Iran, Shtëpia e Bardhë: Ende nuk kemi një shifër

Nga A2 CNN
15 Prill 2026, 23:36 | Bota

Kostoja e luftës në Iran, Shtëpia e Bardhë: Ende nuk kemi

Një përfaqësues i Shtëpisë së Bardhë i ka thënë Kongresit se administrata "ende po punon" mbi koston financiare të luftës me Iranin.

Drejtori i buxhetit të Shtëpisë së Bardhë, Russell Vought, po paraqitej para Kongresit për të diskutuar buxhetin e propozuar të Presidentit Trump për vitin fiskal 2027, i cili përfshin 1.5 trilion dollarë për shpenzimet e mbrojtjes.

Vought u pyet nga kongresmenja e Teksasit, Veronica Escobar, se sa do të kërkojë Shtëpia e Bardhë për të financuar luftën në Iran, duke iu referuar raporteve që e vendosin këtë shifër në rreth 100 miliardë dollarë.

"Nuk jemi gati t'jua themi, ende po punojmë për të", u përgjigj Vought.

I pyetur nëse ka një shifër të përafërt, Vought tha se ende nuk ka.

I pyetur nëse shifra është më e lartë se 50 miliardë dollarë, Vought përsëriti: "Nuk kam një shifër të përafërt për ju". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos