Stërvitja e parë për kuqezinjtë, shqetësime për Gjimshitin

Nga Dea Kozma
3 Shtator 2024, 13:55 | Futboll

Stërvitja e parë për kuqezinjtë, shqetësime për

Kombëtarja shqiptare nisi përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve, atë ndaj Ukrainës më 7 shtator dhe tre ditë më vonë  ndaj Gjeorgjisë më Tiranë.

Që në seancën e parë stërvitore shqetësime kishte për kapitenin Berat Gjimshiti, që ka pësuar një tërheqje muskulore dhe është nën kujdesin e stafit mjekësor. Mbetet për tu parë gjendja e tij dhe nëse do të jetë i gatshëm për takimin e të shtunës apo tekniku Silvinjo do të preferojë të mos e rrezikojë liderin kuqezi. ndërkohë në mbrëmje u bashkua me skuadrën edhe Myrto Uzuni që mori ftesën nga Silvinjo pas dëmtimit të Armando Brojës, shkruan A2 CNN.

Kuqezinjtë zbritën në fushë, pasditen e të hënës , Grupi ka punuar fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin, teksa skuadra zhvilloi edhe një test miqësor me ekipin U-21. Në ditët në vijim pritet që intensiteti i stërvitjes do të shtohet dhe më shumë.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Ukrainës në transfertë më 7 shtator 2024, në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë, ndërkohë tri ditë më vonë do të presë në shtëpi përfaqësuesen e Gjeorgjisë, takim që është planifikuar të nisë më 10 shtator në ora 20:45. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos