Në mesin e sezonit më të komplikuar që kur Pep Guardiola mori drejtimin, Manchester City raportohet se po mendon rikthimin e Paul Pogba në Premier League.
Mesfushori kampion bote me Francës është lojtar i lirë pas zgjidhjes së kontratës me Juventusin, ndaj është kontaktuar nga “The Citizens” për të kompensuar mungesën e gjatë të fituesit të Topit të Artë, Rodri.
The Independent raporton se 31-vjeçari, i cili më parë ka luajtur me Manchester United, ka një admirues të madh në qytet dhe ai është Pep Guardiola.
Pogba, i cili u skualifikua për 18 muaj për shkak të dopingut, do të mund të rifillojë të luajë nga marsi i vitit 2025 duke zgjedhur skuadrën që dëshiron, pasi kontrata që e lidhi me Juventusin u ndërpre në nëntor.
Gazeta angleze kujton gjithashtu vështirësitë që mund të gjente City në merkaton e dimrit, duke pasur parasysh pasigurinë mbi rezultatin e gjyqit për akuzën se ka shkelur vazhdimisht rregullat financiare të Premier League, me vendimin final që pritet në shkurt.
Deri më tani Pogba ka lënë të kuptohet se do të donte të luante sërish në Serie A ose të provonte një eksperiencë në La Liga apo Bundesliga. Kohët e fundit u fol edhe për një kalim të tij në Arabinë Saudite apo MLS Amerikane.
(A2 Televizion)