“Të presim në Rosario”, Di Maria kërcënohet sërish nga bandat në Argjentinë

Nga A2 CNN
30 Maj 2024, 19:04 | Futboll

“Të presim në Rosario”, Di Maria kërcënohet

Angel Di Maria ka përfunduar sërish në tehun e kërcënimeve të  bandave në Argjentinë. Siç raporton gazeta vendase “Cronica”, ylli i Benfica-s u kërcënua sërish nga disa anëtarë të krimit të organizuar në vendlindjen e tij, Rosario.

Të mërkurën, dy persona me kapuç në një motoçikletë arritën në një stacion shërbimi në jug të qytetit dhe më pas hapën zjarr me qëllimin për të mbjellë terror mes njerëzve.

Sapo u arratisën ata lanë pas një shënim drejtuar sulmuesit 36-vjeçar. "Di Maria të presim. Nënshkruar nga Rosario", thuhet në shënim.

Një episod shumë i ngjashëm ndodhi edhe pak muaj më parë, kur një mesazh kërcënues e la jashtë shtëpisë së familjes së tij në një fshat të Rosario, ku argjentinasi qëndron zakonisht kur kthehet në atdheun e tij.

"Thojini djalit tuaj të mos kthehet më në Rosario, sepse në të kundërt do të vrasim një anëtar të familjes së tij”, ishte mesazhi kërcënues që morën familjarët e Di Marias në atë kohë.

Kontrata e Di Marias me Benfikën skadon më 30 qershor dhe e ardhmja e tij është ende e pasigurt. Muajt e fundit është folur vazhdimisht që ai të kthehet për të luajtur në atdheun e tij ose të transferohet në MLS, por këto episode sigurisht që nuk do ta ndihmojnë atë të arrijë një vendim me qetësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos