Kundërshtarët e Shqipërisë në Evropian humbin mbrojtësin e rëndësishëm

Nga A2 CNN
30 Maj 2024, 18:23 | Futboll

Kundërshtarët e Shqipërisë në Evropian humbin

Lajm i keq për Italinë, kundërshtarin e Shqipërisë në grupet e “Euro 2024”.

Mbrojtësi Francesco Acerbi nuk ia ka dalë të lërë pas dëmtimin dhe nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Gjermanisë. Lajmin e ka konfirmuar Federata Italiane e Futbollit, e cila sqaron se lojtari i Interit ka probleme me pubalgjinë dhe nuk mund të luajë.

Për të zëvendësuar Acerbin, Spalletti pritet të marrë në grumbullim mbrojtësin e Juventusit, Federico Gatti.

Spalletti ka grumbulluar 29 futbollistë, nga të cilët do të marrë vetëm 26 me vete në Gjermani.

Italia do të nisë Europianin në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, me përballjen ndaj Shqipërisë, mbrëmjen e 15 qershorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos