Për herë të parë në historinë e Greqisë, Olimpiakos fiton “Conference League”

Nga Dea Kozma
30 Maj 2024, 10:59 | Futboll

Për herë të parë në historinë e Greqisë,

Olimpiakos është fituesi i “Conference League” duke u bërë skuadra e parë në historinë e futbollit grek që bënë për vete një trofe europian. Edhe pse nuk konsideroheshin favoritë ndaj Fiorentinës, Olimpiakos besoi deri në fund dhe pas 120 minutash lojë arriti të fitojë 1-0 në stadiumin “Agia Sofia” të Athinës.

Një ndeshje me shumë pak emocione nga të dyja skuadrat, kishin frikë se mos pësonin gol. Mundësinë më të mirë e kishin italianët në pjesën e dytë me Kouame, por ky i fundit gaboi në goditjen finale. Në shtesë, ishin grekët ata që diktonin lojë dhe në minutën e 115, ishte ai heroi i takimit, golashënuesi i skuadrës, El Kaabi që i siguroi Olimpiakosit dhe trofeun e parë ndërkombëtar në histori.

Ndërkohë për Fiorentinën, një tjetër finale e hidhur në Conference league. Pas disfatës një vit më parë  në finale nga West Ham, edhe këtë sezon, Fiorentina largohet kokulur nga ky kompeticion. Për trajnerin e Olimpiakosit, Mendilibar ky është suksesi i dytë radhazi europian.

Një vit më parë mposhti Romën, në finalen e “Europa League”, kur drejtonte spanjollët e Sevilla dhe mesa duket është kthyer në një mace të zezë për ekipet italiane, dy finale europiane në dy vitet e fundit dhe tek të dyja ka fituar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos