Një bomber shqiptar po rritet në Itali, e nis sezonin me dy gola

Nga A2 CNN
19 Gusht 2024, 12:09 | Futboll

Një bomber shqiptar po rritet në Itali, e nis sezonin me dy gola

Në ndeshjen e parë në Serie B italiane, Kristian Shpendi shkëlqeu duke realizuar dy gola. Sulmuesi shqiptar i dha fitoren 2-1 Çezenës përballë Karrarezes, në duelin ndërmjet dy skuadrave që sapo janë ngjitur në kategorinë e dytë italiane.

Shpendi zhbllokoi rezultatin pas vetëm 8 minutave lojë, duke gjetur cepin e portës pas goditjes me të djathtën.

21-vjeçari kuqezi realizoi edhe golin e dytë 15 minuta më pas, nëpërmjet ekzekutimit të saktë nga pika e penalltisë. Falë golave të Shpendit, Çezena mori menjëherë kreun e renditjes në Serie B, teksa sulmuesi i talentuar shqiptar konfirmoi se do të jetë protagonist edhe në këtë sezon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos