Skandaloze në Turqi, presidenti i Fenerbahçe sulmohet në fushë, goditet me shishe në fytyrë

Nga A2 CNN
19 Gusht 2024, 11:23 | Futboll

Skandaloze në Turqi, presidenti i Fenerbahçe sulmohet në

Një tjetër episod dhune është regjistruar në Superligën turke. Presidenti i Fenerbaçes u sulmua gjatë ndeshjes ne Goztepe.

Një video që u bë shpejt virale tregon momentin kur numri një i Fenerbahce u fut në fushë për të qetësuar situatën mes dy tifozerive, por papritur u shty nga një person dhe më pas u godit me shishe uji në fytyrë nga tifozëria kundërshtare.

U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë që situata të normalizohej disi dhe ndeshja të vijonte. Pas takimit, dy ekipet ndanë pikët me njëra-tjetrën, pasi 90 minuta u mbyllën me rezultatin e barabarta 2-2.

A2 CNN Livestream

Latest Videos