Egnatia nis me fitore kampionatin, Teuta përmbys Bylisin

Nga A2 CNN
18 Gusht 2024, 22:42 | Futboll

Egnatia nis me fitore kampionatin, Teuta përmbys Bylisin

Egnatia e ka nisur me këmbë të mbarë mbrojtjen e titullit kampion, duke mundur Dinamon në javën e parë të Kategorisë Superiore, me rezultatin 1-0.

Kampionët në fuqi kishin më shumë iniciativën që në fillimin e ndeshjes, por goli do të vinte në startin e pjesës së dytë, kur Vuthaj fitoi penallti pas një kontakti me Ditën dhe pastaj e transformoi vetë në gol.

Dinamo u hodh në sulm dhe u përpoq të barazonte shifrat, por në momentin më të mirë u godit për herë të dytë, pas një aksioni spektakolar të finalizuar nga Lushkja.

Në ndeshjen tjetër të javës së parë, Teuta fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Bylisit, me golat e veteranit Emiljano Vila. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos