Tifozët e Argjentinës rrezikojnë jetën në autostradë për të parë ndeshjen

Nga A2 CNN
20 Korrik 2026, 12:38 | Futboll

Tifozët e Argjentinës rrezikojnë jetën në

Të rrezikosh jetën për të kapur në kohë finalen e Kupës së Botës! Kjo ishte zgjidhja e çmendur e disa tifozëve të Argjentinës para ndeshjes me Spanjën në stadiumin "MetLife" në Nju Xhersi. Dhjetëra tifozë argjentinas u panë duke vrapuar mes trafikut në një autostradë me dhjetë korsi, një përpjekje e dëshpëruar për të arritur në kohë për fillimin e ndeshjes, shkruan A2 CNN.

Kaosi dhe vonesat u shkaktuan nga kushtet e rënda atmosferike që përfshinë Nju Jorkun dhe Nju Xhersin përpara finales. Shirat e rrëmbyeshëm përmbytën rrugët kryesore, duke zhytur automjete dhe duke bllokuar plotësisht qarkullimin. Edhe aeroportet kryesore si "JFK", "LaGuardia" dhe "Neëark" patën vonesa të shumta dhe anulime fluturimesh për shkak të stuhive.

Më shumë se 80 000 tifozë priteshin të mbërrinin në stadium. Edhe pse moti u qetësua ditën e diel, pasojat e përmbytjeve e kthyen udhëtimin në një sprovë të vërtetë. Të bllokuar në trafik dhe me stadiumin që dukej në horizont, disa tifozë vendosën të ecnin në këmbë përmes autostradës. Automjetet u detyruan të ulnin shpejtësinë dhe të ndalonin për të shmangur një tragjedi të mundshme.

A2 CNN Livestream

Latest Videos