Tifozët gjermanë në ankth: Neuer ikën nga Kombëtarja

Nga A2 CNN
21 Gusht 2024, 16:27 | Futboll

Tifozët gjermanë në ankth: Neuer ikën nga Kombëtarja

Manuel Neuer njoftoi se nuk do të luajë më me Gjermaninë, duke i dhënë fund pas 15 vitesh karrierës së tij me Kombëtaren.

Portieri i Bayern, tashmë 38-vjeçar, publikoi një videomesazh në llogarinë e tij në Instagram, ku kujtonte edhe çastet më të lumtura me Gjermaninë, me të cilën fitoi Kupën e Botës në vitin 2014.

“Do të vinte kjo ditë. Sot është fundi i karrierës sime me skuadrën kombëtare të futbollit. Të gjithë e dinë që ky vendim nuk ishte i lehtë”, tha Neuer, raporton televizioni A2. 

Pasi debutoi me Gjermaninë në vitin 2009, Neuer luajti 124 ndeshje, prej të cilave 51 i mbylli me portën e paprekur.

Ai ka marrë pjesë në 4 Botërorë dhe 4 Europianë, i fundit ai i kësaj vere në Gjermani.

Para tij, dorëheqjen nga Kombëtarja e dhanë edhe Toni Kroos, Thomas Muller dhe Ilkay Gundogan./A2 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos