11 emigrantë lëshojnë sinjal SOS në det pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen nga Policia Kufitare

Nga Edi Ruçi
17 Korrik 2026, 10:34 | Kronikë

11 emigrantë lëshojnë sinjal SOS në det pranë

Një operacion shpëtimi është zhvilluar në det të hapur pranë grykëderdhjes së Vjosës, pasi 11 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme lëshuan sinjal SOS, ndërsa ndodheshin rreth 8 milje larg bregut.

11 emigrantë lëshojnë sinjal SOS në det pranë

Sipas informacioneve paraprake të A2 CNN, emigrantët dyshohet se po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin detar, kur u përballën me vështirësi dhe rrezikuan të mbyteshin.

11 emigrantë lëshojnë sinjal SOS në det pranë

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë Kufitare, të 11 personat u shpëtuan dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

11 emigrantë lëshojnë sinjal SOS në det pranë

Aktualisht, ata po transportohen me mjet lundrues të Policisë Kufitare drejt Triportit, ku do t'u nënshtrohen procedurave të mëtejshme.

Të përfshira në aksionin për shpëtimin e tyre Guardia Di Finanza dhe Policia Kufitare të cilat kanë nisur patrullimet sërish në det për të parë nëse ka raste të tjera të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Mjeti lundrues që emigrantët po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin Një gomone rreth 4 metra e gjatë me dy motor me pak kuaj fuqi. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos