
Tirana dhe Dinamo e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen mes tyre.
Bardheblutë gjetën golin e parë sapo nisi ndeshja, ndërsa në minutën e 17-të Dejvi Bregu gaboi një penallti të fituar nga vetë ai.
Disa minuta më pas, dinamovitët mbetën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Gudiabit, pas një momenti tensioni në mesin e fushës ku u përfshinë të gjithë lojtarët.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Tiranën, shkruan A2.
Në fragmentin e dytë të lojës, më konkretisht në minutën e 81-të ishte Dinamo, që edhe pse me 10 lojtarë në fushë, gjeti baraspeshën me anë të 19-vjeçarit Mustafa Koma.
(A2 Televizion)