Tirana zhblokon merkaton dhe ndryshon fytyrë

Nga Dea Kozma
25 Gusht 2026, 12:41 | Futboll

Tirana është gati për të ndryshuar fytyrë! Bardheblutë e nisën kampionatin me një humbje të rëndë 3-0 ndaj Egnatias, në një sfidë ku skuadra kryeqytetase zbriti në fushë me merkato të bllokuar.

Bardheblutë u paraqitën pa lojtarët e rinj të afruar gjatë verës. Një situatë që e bëri edhe më të vështirë debutimin, ndërsa diferenca në fushë ishte e dukshme, shkruan A2.

Por, tani situata ka ndryshuar. Tirana ka marrë dritën jeshile për regjistrimin e afrimeve të reja dhe trajneri ka në dispozicion një skuadër shumë më të plotë, me elementët e rinj që pritet të sjellin më shumë alternativa, konkurrencë dhe cilësi në formacion.

Humbja me Egnatian është tashmë një kapitull i mbyllur, ndërsa bardheblutë kërkojnë të tregojnë se ajo ndeshje nuk ishte pasqyra reale e potencialit të skuadrës.

Me merkaton tashmë të zhbllokuar, Tirana nis një tjetër betejë, të ndërtojë identitetin e ri dhe të rikthehet sa më shpejt te rezultatet pozitive. Këtë fundjavë kryeqytetasit i pret një ndeshje delikate përballë Teutës që gjithashtu kërkon fitoren e parë në kampionat.

Dueli do të luhet të dielën në stadiumin Niko Dovana në orën 21:00.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos