Dy gra dhe 3 fëmijë, kush janë të riatdhesuarit nga Siria

Nga A2 CNN
26 Gusht 2026, 10:49 | Kronikë

Dy gra dhe 3 fëmijë, kush janë të riatdhesuarit nga Siria

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi përfundimin me sukses të një tjetër operacioni riatdhesimi nga Siria.

Më 26 gusht 2026, në Shqipëri u kthyen vullnetarisht pesë shtetas shqiptarë, gra dhe fëmijë, pas një procesi të koordinuar mes institucioneve shqiptare, përfaqësive diplomatike dhe autoriteteve të vendeve të përfshira.

Burime për A2CNN bëjnë me dije se 5 të riadhesuarit nga Siria janë gjyshja Hajrie Taushani bashkë me nipin 9 vjeç, i cili ka lindur në Siri. Gruaja tjetër është Myrvete Dibra. Ndërkohë që dy të tjerët janë vajza të moshave 17 dhe 9 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos