
Milani e ka nisur me fitore në Serinë A, teksa mposhti Torinon e Ardian Ismajlit me rezultatin 1-2, në duelin e vlefshëm për javën e parë.
Golat u shënuan nga 19-vjeçari Cisse dhe Rabiot, në harkun kohor të 3 minutave (64’ dhe 67’), teksa golin e nderit për Torinon e shënoi Adams në minutën 93′.
Një sukses i merituar ky i kuqezinjve, që e dominuan takimin plotësisht deri në minutën e 75, e më pas vuajtën disi për shkak të lodhjes.
Ardian Ismajli luajti të gjitha minutat.
(A2 Televizion)